PSG-ja përmbys rezultatin, Neves kalon parisienët në epërsi 2-1 ndaj Bayernit
Paris Saint-Germain ka marrë epërsinë në “Parkun e Princave” ndaj Bayern Munichut, në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.
Parisienët tashmë kryesojnë me rezultatin 2-1, pasi arritën të përmbysin disavantazhin fillestar prej 1-0.
Golin e dytë dhe të epërsisë për PSG-në e shënoi Joao Neves. Ai, megjithëse një nga lojtarët më të shkurtër në fushë, realizoi me kokë, duke çuar në festë tifozët vendas.
Serinë e golave e hapi Harry Kane në minutën e 17-të për Bayernin. PSG-ja barazoi rezultatin në minutën e 24-të, ndërsa Neves shënoi për 2-1 në minutën e 33-të.
