Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet e reja të derivateve që do të aplikohen gjatë ditës së sotme.

Sipas njoftimit, një litër naftë do të shitet me 1.58 euro, çmim ky pak më i ulët se ai i ditës së djeshme.

Ndërkaq, benzina do të tregtohet me 1.53 euro për litër, ndërsa gazi do të kushtojë 0.74 euro për litër.

Këto çmime, të cilat vlejnë vetëm për ditën e sotme, janë përcaktuar nga autoritetet kompetente në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm të tregut të derivateve.