Kur jemi në fund të sezonit futbollistik, janë bërë publike fanellat e reja të PSG-së, për vitin e ardhshëm.

“Opaleak” ka zbuluar tashmë modelet e fanellave të kampionit francez dhe evropian për sezonin 2026-2027, shkruan IndeksOnline.

Fanellat e reja të PSG-së janë prezantuar të marten, pritet të rikthehet te dizajni ikonik i Hechter: një shirit i gjerë i kuq në qendër të gjoksit, i pandërprerë nga logoja e sponsorit, i rrethuar nga vija të holla të bardha. Ndërkohë, ngjyra blu pritet të jetë më e çelët se ajo e përdorur vitet e fundit.

Por ndryshimi kryesor qëndron te detajet. Logoja e klubit dhe logoja e Nike do të pozicionohen në qendër të fanellës, një zgjedhje e rrallë estetike në historinë pariziene.

Një imazh i uniformës së ardhshme jashtë fushe për sezonin 2026-2027 është gjithashtu i disponueshëm. Kjo do të zëvendësojë dizajnin aktual të bardhë “Kulla Eiffel”, të veshur gjatë dy sezoneve të fundit. Ende kryesisht e bardhë, ajo do të ketë vija të holla të kuqe dhe blu në qendër./IndeksOnline/