Fatmir Limaj: “Rruga Arllat–Malishevë ka 20 vjet që është kështu”
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vizituar rrugën rajonale Arllat–Malishevë, ku pritet të nisë rikonstruktimi i saj, raporton Ekonomia Online.
Para mediave, Limaj deklaroi se kjo rrugë ka qenë në një gjendje të rëndë prej dy dekadash. Ai theksoi: “Ka 20 vjet që kjo rrugë është kështu”.
Kjo rrugë lidh komunën e Drenasit dhe atë të Malishevës.
