Kandidati për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit, Qëndrim Kryeziu, ka prezantuar një vizion për zhvillimin e Rugovës, duke e cilësuar këtë zonë si një potencial të jashtëzakonshëm për turizmin dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Kryeziu publikoi pamje konceptuale të krijuara me inteligjencë artificiale, të cilat paraqesin një Rugovë të transformuar me liqen artificial, hidrocentral dhe një qytet modern turistik.

Sipas tij, ky projekt do ta shndërronte Rugovën në një nga destinacionet më tërheqëse turistike në rajon, me potencial për të tërhequr vizitorë gjatë gjithë vitit.

“103-shi ju prezanton Liqenin, Hidrocentralin dhe Qytetin e Rugovës, që do ta kishte këtë pamje magjepsëse. Një qytet turistik me pamje edhe më të bukur se Komani i Shkodrës, që do t’i kishte dy sezone turistike: verën dhe dimrin”, ka shkruar Kryeziu.