Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka përshëndetur vendimin e qeverisë për të dërguar në Kuvend ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Në një postim, ai ka thënë se UÇK-ha duhet të na bashkojë, transmeton IndeksOnline.

“Në çështjet që prekin themelet e lirisë sonë, duhet të jemi bashkë” shkroi ai.

Ky është postimi i plotë i tij:

Siç e kam thënë përherë, UÇK-ja duhet të na bashkojë!

Prandaj, çdo çështje që lidhet me të, duhet të trajtohet me përgjegjësi, sinqeritet dhe korrektësi maksimale.

Pa kalkulime politike. Pa interesa të ngushta. Pa përçarje.

Në çështjet që prekin themelet e lirisë sonë, duhet të jemi bashkë.