Stuttgarti, qyteti me më pak stres në botë
Stuttgarti renditet si qyteti me më pak stres në botë, sipas një studimi të Forumit Ekonomik Botëror. Ky konstatim lidhet me hapësirat e gjera të gjelbra në qytetet gjermane, trafikun e lehtë dhe, mbi të gjitha, me nivelin e lartë të shëndetit të banorëve.
Në dhjetëshen e parë të qyteteve më të qeta në botë përfshihen gjithsej katër qytete gjermane. Mes tyre, Stuttgarti është përcaktuar si qyteti me më pak stres në planet.
Sidnei, në Australi, është i vetmi qytet jo-europian që gjendet në këtë dhjetëshe. Renditja vazhdon me Grazin në Austri, Edinburgun në Britaninë e Madhe, Bordonë (Bordeaux) në Francë, Bernën në Zvicër dhe Luksemburgun.
