Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka folur lidhur me situatën politike në vend.

Sipas Ramadanit, agonia institucionale duhet të merr fund.Ai ka thënë se një gjë e tillë e ka përfshirë vendin dhe institucionet tash e sa muaj.

Ramadani ka thënë se premise themelore është përfundimi i kësaj agonie.

Postimi i plotë:

Agonia institucionale duhet të merr fund!

Me muaj e muaj të tërë po jetojmë në një agoni të plotë institucionale.

Nuk besoj se ka kush në këtë vend që mendon se nuk duhet të ndryshojë gjë. Secila dhe secili, veç e veç dhe në tërësi, janë të bindur se diçka duhet të ndryshojë. Madje, edhe këta që udhëheqin jashtë-kushtetutës.

E qartë se secila dhe secili e ka bindjen e vet se si do të dukej ndryshimi. Për këtë, duhet të vendosin qytetarët e Kosovës.

Në çdo rast, premisa themelore është përfundimi definitiv i kësaj agonie. Kësaj agonie institucionale të pashembulltë në Kosovën e pasluftës.

Në situata të tilla, legjitimimi i elitës politike përmes zgjedhjeve është e vetmja rrugë e artë!