Raphinha është shpallur Lojtari i Muajit në La Liga për muajin shtator. Braziliani po kalon një formë të jashtëzakonshme, duke u vlerësuar si më i miri në elitën e futbollit spanjoll.
Ky është çmimi i dytë radhazi për yllin e Barcelonës, pasi ai ishte zgjedhur lojtari më i mirë edhe për muajin gusht.
Gjatë shtatorit, Raphinha shkëlqeu, duke regjistruar në vetëm katër ndeshje plot nëntë kontribute direkte në gola. Ai realizoi shtatë gola dhe asistoi dy herë, duke qenë thelbësor për suksesin e skuadrës katalonase.
Me këtë ritëm mbresëlënës, Raphinha ka arritur në 12 gola në vetëm shtatë ndeshje këtë sezon, ndërsa aktualisht kryeson listën e golashënuesve në La Liga.
Dy çmime radhazi si Lojtari i Muajit, 12 gola në shtatë paraqitje dhe një ndikim thelbësor në fazën ofensive, e shndërrojnë brazilianin në një prej figurave kyçe të Barcelonës në këtë fillim sezoni.
