Policia e Kosovës ka nisur hetimet pas raportimit të zhdukjes së një gruaje në Prishtinë.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, rasti është regjistruar më 28 maj 2026, rreth orës 21:36, kur një grua kosovare është larguar nga banesa e saj dhe nuk është kthyer më.
Lidhur me këtë ngjarje, njësitet policore përkatëse kanë nisur hetimet intensive me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe gjetjen e gruas së zhdukur.