**Aksident i Rëndë në Rrugën Shkup-Prishtinë, Dyshohet për Viktima**

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur gjatë mesnatës së kaluar në aksin rrugor Shkup-Prishtinë.

Pamjet e siguruara nga vendngjarja tregojnë një përplasje të dhunshme mes disa automjeteve.

Dyshohet se ky aksident ka shkaktuar humbje jete, ndërsa numri i viktimave apo i të plagosurve ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë dhe ekipet e autoambulancave, të cilat po ndihmojnë të lënduarit dhe po kryejnë hetimet e para për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.