Qumështorja VITA e ka demantuar ministrin Armend Muja. Në reagim bëhet thirrje që të publikohen rezultatet e analizave.
“Sot, Ministri Muja gjate konferences per media, deklaroj disa ceshtje te cilat lehtesisht gjinden ne Doganen e Kosoves, Administraten Tatimore te Kosoves dhe AUVK. Vetem i kishte permbledhur, por nuk tregoj asgje te re. Ajo cka nuk publikoje Ministri, pavaresisht premtimeve te vazhdueshme, ishin rezultatet e analizave te mostrave, te cilat menduam se do te publikoheshin sot.
Rezultatet e analizave te mostrave nuk u publikuan! Ne jemi te bindur qe te gjitha produktet tona jane te etiketuara ne perputhje me dispozitat ligjore. Sidoqofte, Ministria dhe AUVK duhet gjithsesi te dal dhe te i publikoje rezutlatet e analizave te mostrave, qe tash e 33 dite nuk po na i dergojne dhe tanime jane edhe ne shkelje ligjore.
Ne ftojme Ministrine dhe AUVK, qe menjehere te i publikojne rezultatet e analizave.
Persa i perket pretendimeve te tjera shpifese per ceshtjen e furnizimit me uje dhe numrin e punetoreve, e ftojme Ministrin qe te konsultohet paraprakisht me Ministrine e Mjedisit, Planifikimit Hapesinor, sepse jemi te pajisur me Leje Ujore dhe Impiant per Trajtimin e Ujerave te ndotura, nderkaq per numrin e punetoreve, te konsultohet me ATK-ne, sepse numrin e punetoreve e kemi te deklaruar ne ATK dhe emertimi i kompanise tone eshte Abrazen LLC.
Ne garantojme qe te gjitha produktet e brendit “VITA” jane prodhim 100% qumesht i fresket i fermereve Kosovar. Ne mburemi qe jemi lider ne industrine e qumeshtit.
Ftojme Ministrin qe t’i ndale shpifjet, te mire-informohet para se te dal ne konferenca per shtyp dhe te mos publikoje te dhena te manipuluara, ne menyre tendencioze, sepse keshtu po e fuqizon importin.
Minister, duaje tenden” thuhet në reagimin e VITA-s./Indeksonline/
