Real Madridi ka arritur marrëveshje për kushtet personale me Yan Diomanden, njofton Fabrizio Romano.

Edhe Paris Saint-Germain e kishte bërë një gjë të tillë në qershor por tani duket se përfaqësuesi i Bregut të Fildishtë e ka ndërruar adresën e dëshiruar.

Sidoqoftë, tash gjithçka varet nga marrëveshja mes klubeve. Real Madridi pritet t’i dërgojë së shpejti një ofertë të re RB Leipzigut për të përfunduar transferimin.

Ndërkohë, Romano thotë se Paris Saint-Germain ka rifilluar bisedimet me RB Leipzig gjatë 12 orëve të fundit, në përpjekje për ta rikthyer në favor të vet transferimin.