Real Madridi do të rikthehet në aksion sot në La Liga.

Pas dy humbjeve të njëpasnjëshme, ndaj Mallorcas në kampionat dhe Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve, “Los Blancos” e duan me çdo kusht rikthimin te fitoret.

Në “Santiago Bernabeu”, Real Madridi do të ndeshet me Gironan me fillim nga ora 21:00, shkruan Gazeta Express.

Aktualisht, madrilenët gjenden në vendin e dytë me 69 pikë, shtatë më pak se Barcelona lidere.

Në anën tjetër, Girona është në pozitën e 12-të me 37 pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/