Një grup i intelektualëve, akademikëve, profesionistëve, artistiëve kanë reaguar përmes një letre ku kërkojnë që Republika e Kosovës mos të mbetet peng.

Në letër bëhet apel për formimin e institucioneve dhe mbrojtjen e rendit kushtetues.

Këtë letër e shpërndau ish-deputeti Ilir Deda.

Letra e plotë:

REPUBLIKA NUK MUND TË MBAHET PENG

Apel për formim të institucioneve dhe mbrojtje të rendit kushtetues

Ne, intelektualë, akademikë, profesionistë, artistë dhe qytetarë të poshtëshënuar të Republikës së Kosovës, shprehim shqetësimin tonë të thellë për vazhdimin e krizës institucionale dhe për rrezikun që ngërçi politik të cenojë rendin kushtetues, të demokracinë dhe funksionimin e shtetit të së drejtës.

Kosova nuk mund të vazhdojë të mbetet pa institucione funksionale për shkak të kalkulimeve partiake, interpretimeve të njëanshme të Kushtetutës apo mungesës së vullnetit për kompromis demokratik.

Kjo po e dëmton besimin e qytetarëve në demokraci, po e pengon zhvillimin ekonomik dhe social dhe po e cenon pozitën ndërkombëtare të Kosovës në një moment jashtëzakonisht të ndjeshëm për sigurinë dhe të ardhmen euroatlantike të vendit.

Prandaj,  kërkojmë që :

1. Deputet e çertifikuar e nën betim me urgjencë të ndërmarrin veprime konform detyrimeve të tyre kushtetuese që i gjithë procesi i konstituimit të Kuvendit dhe institucioneve të tjera të shtetit të realizohet pa vonesë dhe sipas detyrimeve kushtetuese. Gjykata Kushtetuese i ka qartësuar detyrimet e deputetëve lidhur me konstituimin e Kuvendit dhe ka thënë qartë që askush nuk ka të drejtë të pengojë ose bllokojë konstituimin e Kuvendit. Nuk duhet lejuar që vendi të mbetet në një gjendje të paralizës institucionale, e cila krijon precedentë të dëmshëm dhe pasoja afatgjata për funksionimin e institucioneve, rendin kushtetues, stabilitetin dhe sigurinë e vendit.

2. Partitë politike dhe institucionet përgjegjëse të heqin dorë nga ultimatumet, përjashtimi politik, logjika e imponimit dhe çdo përpjekje për ta ngritur interesin partiak, grupor apo elektoral mbi interesin shtetëror, si dhe nga veprimet që i kontribuojnë dobësimit të kohezionit shoqëror dhe rritjes së tensioneve politike.

3. Qarqet akademike, shoqëria civile, mediat, profesionistët dhe të gjithë qytetarëve të mos qëndrojnë indiferentë përballë degradimit të kulturës demokratike e kushtetuese, dhe normalizimit të bllokadës institucionale. Kosovës i nevojitet një debat publik i mirëfilltë, kritik, racional dhe konstruktiv, i mbështetur në argumente dhe në respekt për dinjitetin e secilit. Në këtë kontekst, refuzimi i fushatave denigruese, gjuhës së urrejtjes, linçimit publik dhe diskursit përçarës është njëri ndër faktorët përcaktues për shmangien e potencialit për rritje të tensioneve politike dhe shoqërore, të cilat mund të kenë pasoja të paparashikuara për vendin.  

4. Institucionet dhe liderët politikë të rikthejnë në qendër të veprimit shtetëror interesat strategjike dhe afatgjata të Republikës së Kosovës. Integrimi euroatlantik, forcimi i aleancave me partnerët strategjikë, konsolidimi ndërkombëtar i shtetit, dhe trajtimi me dinjitet i të gjithë qytetarëve të Kosovës, përfshirë edhe komunitetet jo-shumicë, duhet të trajtohen si interesa madhore kombëtare, përtej ndarjeve partiake.

Kosova nuk ka rrugë tjetër për të ecur përpara!

Prishtinë 12 Gusht 2026

Të nënshkruarit në renditje alfabetike:

1. Agon Maliqi, politolog dhe bashkëpunëtor rezident i Këshillit Atlantik

2. Alban Hashani, dr. i shkencave ekonomike

3. Alban Muja, artist dhe ligjërues

4. Albert Prenkaj, ambasador

5. Anton Berishaj, prof. dr. i sociologjisë, anëtar i rregullt i ASHAK-ut

6. Arben Qirezi, dr. i shkencave politike, hulumtues dhe aktivist politik

7. Arian Zeka, lider i komunitetit të biznesit – AMCHAM

8. Arta Rama, ish-kryetare e Gjykatës Kushtetuese dhe mësimdhënëse në AAB

9. Avni Spahiu, ish-ambasador dhe publicist

10. Bekim Blakaj, drejtor i HLC-së

11. Bekim Sejdiu, prof. ass. dr. i së drejtës ndërkombëtare, ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

12. Dajana Berisha, drejtoreshë e Forumit për Iniciativë Qytetare (FIQ)

13. Dashamir Berxulli, prof. asoc. i psikologjisë

14. Dritero Arifi, prof. ass. dr. i shkencave politike

15. Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi

16. Enver Hasani, prof. dr. i së drejtës ndërkombëtare, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese

17. Gresa Caka, ish-kryetare e Gjykatës Kushtetuese

18. Ibrahim Arslan, jurist dhe ish-zëvendës i Avokatit të Popullit të Kosovës

19. Igballe Rogova, aktiviste për të drejtat e grave

20. Ilaz Ramajli, avokat

21. Ilir Deda, politolog

22. Iliriana Jaka – Gashi, Doktoreshë, Drejtore e K-Ë4Ë

23. Ismet Kryeziu, drejtor ekzekutiv i KDI-së

24. Isuf Berisha, dr. i filozofisë

25. Kolë Krasniqi, prof. dr. i së drejtës penale

26. Leonora Kryeziu, drejtoreshë ekzekutive e Institutit të Prishtinës për Studime Politike (PIPS)

27. Luan Shllaku, ekspert i shkencave të mjedisit

28. Lulzim Rafuna, lider i komunitetit të biznesit – OEK

29. Lulzim Peci, dr. i shkencave politike, ekspert i sigurisë dhe politikës së jashtme

30. Mentor Agani, dr. sc. i sociologjisë

31. Muhamedin Kullashi, prof. dr. i filozofisë dhe anëtar i rregullt i ASHAK-ut

32. Muhamet Mala, prof. dr. i historisë dhe anëtar korrespondent i ASHAK-ut

33. Muhamet Mustafa, prof. dr. i shkencave ekonomike dhe i menaxhimit të zhvillimit

34. Pal Shtufi, filozof

35. Petrit Gashi, prof. dr. i shkencave ekonomike

36. Ramadan Ilazi, dr. i shkencave politike dhe ekspert i sigurisë

37. Robert Muharremi, prof. ass. dr. i së drejtës ndërkombëtare

38. Saxhide Mustafa, dr. i shkencave ekonomike – menaxhment, aktiviste për fuqizim të grave

39. Sejdi Osmani, jurist, ekspert për zhvillim lokal

40. Shenoll Muharremi, ekonomist

41. Shkelzen Maliqi, publicist

42. Valdete Daka, ish-gjyqtare e Gjykatës Supreme të Kosovës

43. Valentin Toci, prof. dr. i shkencave ekonomike

44. Visar Ymeri, sociolog dhe aktivist i shoqërisë civile

45. Senad Šaboviċ, politikolog dhe ekspert i negociatave e marrëdhënieve ndër-etnike

46. Vjosa Dobruna, ish-ambasadore dhe veprimtare për të drejtat e njeriut