Rezervat devizore të Maqedonisë së Veriut kanë arritur në shifrën e 5.207 miliardë eurove në fund të muajit prill të këtij viti, duke kapërcyer pragun e 5.2 miliardë eurove.
Sipas të dhënave të publikuara nga Banka Popullore, pjesa më e madhe e këtyre rezervave, rreth 70.8%, është investuar në letra me vlerë. Ndërsa, 16.8% e rezervave është në ar monetar, dhe 12.3% përbëhet nga valuta dhe depozita.
Për krahasim, në fund të dhjetorit të vitit të kaluar (2023), rezervat zyrtare devizore ishin në vlerën e 4.925,3 miliardë eurove, ose rreth 4.9 miliardë euro.
