Kombëtarja e Kosovës është rikthyer në stërvitje menjëherë pas humbjes ndaj Republikës së Çekisë.

Sot, në “Fadil Vokrri”, djelmoshat e Franco Fodas u paraqitjen në stërvitje, shkruan Indeksonline

Lindon Emërllahu u shpreh shumë i lumtur me paraqitjen e djelmoshave të Kosovës edhe pse pësuan humbje.

Ai u shpreh i lumtur edhe me golin e shënuar, duke e cilësuar si ëndërr e çdo lojtari.

“Ishte një test i mirë, duke marrë parasysh që Çekia është e fortë dhe ka shkuar në Botëror. Zhvilluam një pjesë të parë jo të mirë, por në të dytën patëm disa raste dhe me pak fat ndeshja do ishte mbyllur me barazim.

“Ndjenjë shumë e mirë. Të luash për Kombëtaren dhe të shënosh gol është ëndërr e çdo futbollisti, jo vetëm e imja – por e çdo lojtari këtu në grumbullim.

“Duhet të përgatitemi mjaftë mirë dhe të rikthehemi të fitorja. Duhet të jemi gati për Andorrën dhe besoj që me kualitetin do të bëjmë një ndeshje të mirë”, u shpreh Emërllahu

Kujtojmë që Kosova të dielën luan ndaj Andorrës në “Fadil Vokrri”./Indeksonline/