Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Burim Ramadani, ka rikthyer në vëmendje një deklaratë të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, të bërë më 26 qershor 2015. Në atë kohë, Haradinaj kishte shprehur kundërshtimin e tij ndaj themelimit të Gjykatës Speciale.

Përmes një postimi në platformën Facebook, Ramadani ka kujtuar qëndrimin e Haradinajt, i cili u kishte bërë thirrje deputetëve që të mos votonin amendamentet kushtetuese. Këto amendamente i hapën rrugën themelimit të Dhomave të Specializuara.

“26 qershor 2015 – Aleanca dhe Ramush Haradinaj ishte kundër Gjykatës Speciale. Bëri thirrje që të mos votohen amendamentet kushtetuese. E kishte të qartë se Gjykata Speciale po bëhej një monstrum juridik,” ka shkruar Ramadani në postimin e tij.