Rina Balaj ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram, duke i ftuar ata të ndajnë në mënyrë anonime sekrete apo situata që zakonisht zgjedhin t’i mbajnë për vete.
Mes mesazheve të publikuara nga këngëtarja ishte edhe një rrëfim i pazakontë, në të cilin një ndjekës pretendonte se po përballej me ngacmime nga partneri i shoqes së tij.
“I dashuri i shoqes sime është homoseksual. Ai më ngacmon mua, por unë nuk ia var dhe nuk dua t’i ndaj”, shkruhej në mesazhin anonim të shpërndarë nga Rina.

Megjithatë, një detaj i bërë publik nga vetë këngëtarja e bëri rrëfimin edhe më të pazakontë.
Krahas një reagimi të saj, Rina shkroi: “Vajza, bëni kujdes!”, duke sqaruar më pas se personi që i kishte dërguar mesazhin anonim ishte një djalë.
Postimi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve pikërisht për shkak të natyrës së pazakontë të rrëfimit, ndërsa pretendimet e bëra në mesazhin anonim mbeten të paverifikuara.

