Roma ka arritur një fitore tjetër të thellë në Serie A.

Viktima e radhës ishte Lecce, ku “Giallorosët” fituan me rezultat 0-4 njëjtë sikurse në ndeshjen e kaluar ndaj Fiorentinës.

Padyshim më i miri ishte Donyell Malen, i cili shënoi 2 gola duke kryesuar listën, me 5 të tilla vetëm në 2 ndeshje.

Përveç tij shënoi dhe Matias Soule, së bashku me Rodrigo Moran i cili shënoi golin e parë me fanellën e Romës.

Roma, tashmë kryeson tabelën në Serie A me 6 pikë./IndeksOnline/