Ronela Hajati shijon pushimet verore, publikon imazhe me bikini nga plazhi
Këngëtarja shqiptare Ronela Hajati po shfrytëzon ditët e nxehta të verës për pushime, duke ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi.
Në postimet e fundit, artistja shfaqet me bikini të zeza, teksa ecën në ujërat e pastra të detit. Ndër imazhe nuk mungojnë as pozat që theksojnë linjat e saj trupore.
Fotografitë kanë tërhequr një vëmendje të madhe nga ndjekësit, të cilët e kanë komplimentuar Ronelën për pamjen dhe stilin e saj veror.
Postimi i saj numëron tashmë mijëra pëlqime dhe komente, pak kohë pas publikimit.
