**Prishtinë: Dy persona arrestohen pas konfliktit fizik**
Dy persona janë arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike mes vete. Incidenti ka ndodhur të dielën, rreth orës 21:00-21:20, në rrugën “Maliq Pashë Gjinolli”.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, si pasojë e përleshjes, njëri nga të dyshuarit ka marrë trajtim mjekësor.
Të dy shtetasit kosovarë janë arrestuar pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin. Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, ata janë dërguar në mbajtje.
