Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrahman Rama, pas një tubimi zgjedhor të mbajtur në Dragash, ka deklaruar se qytetarët e kësaj komune janë zotuar t’i thonë “STOP krizës”.

Rama theksoi gjithashtu se, gjatë bisedave me banorët atje, ishte arritur pajtueshmëria se ndryshimi i qeverisjes aktuale është i nevojshëm.

Këto deklarata Rama i bëri edhe përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruante: “Edhe Dragashi ka vendosur t’i thotë STOP krizës! Me qytetarë të kësaj komune u takuam sot dhe u pajtuam se ndryshimi i kësaj qeverisjeje është i nevojshëm. Bedri Hamza është i duhuri! #Rr7”.