Në ndeshjen miqësore mes Islandës dhe Japonisë u aplikua rregulli më i ri i futbollit, e që do të jetë i pranishëm në Kupën e Botës 2026.

Futbollisti i Islandës, Hlynsson u vonua më shumë se dhjetë sekonda për t’u larguar nga fusha, shkruan Indeksonline

Kjo bëri që, bashkëlojtari i tij që po bëhej gati për t’u futur në lojë – të priste më shumë se një minut për t’u inkuadruar.

Ky rregull ka për qëllim mos vonesën e lojës gjatë zëvendësimeve, në të kundërtën skuadra mbetet me një lojtar më pak për më shumë se një minut.

Kujtojmë që Kupa e Botës fillon nga data 11 qershor dhe përfundon me 19 korrik./Indeksonline/