Komuna e Prishtinës ka nisur kontrollet mjekësore sistematike për rreth 9 mijë nxënës në shkollat e kryeqytetit. Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Prishtinës po realizon këto vizita në 47 shkolla. Lajmi u bë i ditur nga Komuna përmes një njoftimi në Facebook. Në njoftim theksohet se, “Bashkë me ekipet e kujdesit parësor shëndetësor, po përcjellim gjendjen e nxënësve dhe po identifikojmë me kohë çdo shqetësim të mundshëm.”