Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, njofton se, sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026 është shënuar rritje e numrit të bizneseve të reja të regjistruara krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Sipas statistikave të ARBK-së, në periudhën 1 janar – 29 qershor 2026 janë regjistruar gjithsej 6,834 biznese të reja, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit paraprak, 1 janar – 29 qershor 2025, janë regjistruar 6,545 biznese.

Kjo paraqet një rritje prej 289 bizneseve,  më shumë krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2025.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit dhe ARBK-ja, mbeten të përkushtuar në krijimin e kushteve sa më të favorshme për zhvillimin e bizneseve  dhe promovimin e një ekonomie të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.