**Rubio shmang përgjigjen e drejtpërdrejtë ndaj CNN-it për Iranin, pas paralajmërimit të Trumpit**
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, nuk dha një përgjigje të prerë kur u pyet nga CNN nëse pret që Irani të ulet në tryezën e bisedimeve. Ai vetëm nënkuptoi se “më shumë detaje për këtë do të ketë gjatë ditës.”
Rubio nuk ofroi hollësi të mëtejshme lidhur me mundësinë e një zhvillimi pozitiv në procesin e negociatave. Këto komente vijnë përpara një takimi të tij me ministrin e Jashtëm të Zelandës së Re, Winston Peters, dhe pas kërcënimit të presidentit Donald Trump ndaj Iranit, ku ai deklaroi se “një civilizim i tërë do të vdesë sonte.”
Gjithashtu, Rubio shmangu përgjigjen ndaj pyetjes së drejtpërdrejtë të CNN-it nëse një operacion i mundshëm amerikan do të përbënte krim lufte.
