**Ryshfet për vota: Arrestohet i dyshuari në Graçanicë, konfiskohen materiale votimi dhe telefona**
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Graçanicë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të dhënies ose marrjes së ryshfetit në lidhje me procesin e votimit.
Arrestimi u bë mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 20:00, sipas raportit 24-orësh të Policisë.
Në kuadër të hetimeve, forcat e rendit kanë kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar materiale votimi, si dhe katër telefona celularë. Lidhur me rastin, janë intervistuar edhe dy dëshmitarë.
Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
