Kuvendi i Kosovës: Seanca plenare nis me përkujtimin e demonstratave të vitit 1981
Sot ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës.
Në hapje të seancës, Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, theksoi rëndësinë e përkujtimit të demonstratave të pranverës së vitit 1981.
Ajo i cilësoi ato si një moment kyç në historinë politike të shqiptarëve të Kosovës, duke deklaruar: “Një nga momentet më të qarta të artikulimit politik të shqiptarëve të Kosovës. Ato nisën nga studentët si një reagim ndaj një padrejtësie konkrete, por shumë shpejt u shndërruan në kërkesë të hapur për barazi, dinjitet dhe status politik nën parullën ‘Kosova Republikë'”.
Gjithashtu, në rend dite të seancës së sotme janë parashikuar të diskutohen disa projektligje që lidhen me marrëveshjet ndërkombëtare.
