Selin dhe Gimbo marrin një vendim të rëndësishëm pas “Big Brother VIP Albania 5”

Pas përfundimit të edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, duket se Selin dhe Gimbo kanë vendosur t’i thellojnë marrëdhëniet e tyre edhe jashtë shtëpisë së famshme. Dyshja e njohur ka bërë një hap të madh në lidhjen e tyre, duke nisur bashkëjetesën.

Burime të sigurta pranë portalit Prive konfirmojnë se ata kanë filluar të ndajnë të njëjtën shtëpi në Tiranë.

Megjithëse burime pranë Gimbos tregojnë se ai është vazhdimisht në lëvizje për shkak të angazhimeve të tij profesionale, kryeqyteti shqiptar po shndërrohet gradualisht në një shtëpi të dytë për të.

Çifti po gjen kohë për të shijuar lidhjen e tyre, mes pushimeve dhe koncerteve, pak para fillimit të sezonit të ngarkuar veror. Kjo dëshmon se romanca e tyre po funksionon mjaft mirë edhe në jetën reale, larg syrit të kamerave.