Autoritetet serbe kanë njoftuar arrestimin e një personi me inicialet R.T., nga Istogu, i cili dyshohet se ka spiunuar për llogari të institucioneve të Kosovës. Sipas Policisë serbe, R.T. është ndaluar në zonën e Kraljevës.
Pretendimet e Beogradit thonë se i arrestuari ka grumbulluar dhe transmetuar informacione lidhur me varrezat masive në Kosovë, si dhe ka ofruar të dhëna mbi aktivitetet e ish-pjesëtarëve dhe atyre aktualë të Ushtrisë së Serbisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe strukturave të tjera të sigurisë.
Autoritetet serbe pohojnë se këto veprime kanë çuar në arrestimin e disa serbëve nga institucionet e Republikës së Kosovës, si dhe në “largimin e një numri më të madh serbësh nga Zubin Potoku dhe veriu i Kosovës”.
