Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë zhvendosur si pasojë e reshjeve të dendura dhe përmbytjeve që goditën shtetin Kerala në jug të Indisë gjatë fundjavës.
Autoritetet lokale bëjnë me dije se rreth 7,700 banorë janë evakuuar dhe strehuar në 275 kampe të përkohshme të ngritura anembanë shtetit. Kjo situatë vjen pas përkeqësimit të motit, shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm dhe rrëshqitjet e dheut, raporton agjencia Reuters.
Kryeministri i Keralës, V. D. Satheesan, deklaroi se do të zhvillojë takime me zyrtarët lokalë për të vlerësuar gjendjen në terren dhe funksionimin e strehimoreve. Ai theksoi gjithashtu se operacionet e pastrimit kanë nisur në zonat më të prekura.
Autoritetet indiane kanë paralajmëruar se moti i paqëndrueshëm, me erëra të forta dhe reshje shiu të moderuara, do të vazhdojë në disa pjesë të shtetit edhe gjatë ditës së martë.
