**Operacion i Gjerë në Sarandë dhe Ksamil: 12 Urdhërarreste për Policie, Zyrtarë dhe Biznesmenë**

Prokuroria e Sarandës ka lëshuar 12 urdhërarreste si pjesë e një operacioni të gjerë kundër ndërtimeve pa leje dhe abuzimit me detyrën në zonën e Sarandës dhe Ksamilit. Personat ndaj të cilëve janë lëshuar urdhërarrestet përfshijnë punonjës policie, oficerë, inspektorë dhe biznesmenë.

Ky operacion, i zhvilluar në Sarandë dhe Ksamil, ka rezultuar në zgjerimin e listës së personave të dyshuar, ndaj të cilëve janë caktuar masa sigurie.

Mes të arrestuarve dhe të dyshuarve janë kryeinspektori i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në Sarandë, si dhe një oficer policie.

Gjithashtu, është vënë në pranga një specialist policie në Ksamil, bashkë me zyrtarë të tjerë, biznesmenë dhe ndërtues.

Ky operacion vjen në vazhdën e hetimeve të nisura pas arrestimeve të mëparshme të zyrtarëve të Policisë së Sarandës. Autoritetet po vijojnë kontrollet dhe zbatimin e masave të tjera të sigurisë, duke theksuar thellimin e këtij aksioni.