Këngëtari Ray LaMontagne Humb Ndjenjat në Skenë

Këngëtari fitues i çmimit Grammy, Ray LaMontagne, humbi ndjenjat në skenë gjatë një performance në “Ryman Auditorium” në Nashville, të shtunën.

Një video e filmuar nga një fans tregon LaMontagne duke luajtur kitarë dhe duke kënduar këngën “Jolene”. Papritur, muzikanti u rrëzua në skenë.

Publiku u alarmua nga pamja, ndërsa dy anëtarë të ekipit të LaMontagne nxituan menjëherë drejt tij për ndihmë.

Më vonë, ekipi i tij publikoi një njoftim mbi gjendjen shëndetësore të artistit.

“Faleminderit të gjithëve që erdhën në koncertin e mbrëmshëm në Ryman. Ray është në duar të mira të shërbimeve lokale të urgjencës dhe po trajtohet për dehidratim të lidhur me nxehtësinë. Ai tani ndihet mirë dhe është mirënjohës për mirëkuptimin e të gjithëve,” – deklaroi ekipi i tij.