Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, dyshohet tritol, ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Laçit. Shpërthimi, i cili shkaktoi vetëm dëme materiale, ka ndodhur në dyqanin në pronësi të shtetasit Ndue Gjinaj.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 03:00, kur lënda plasëse ishte vendosur në qepenin e derës së biznesit, i cili ndodhet në një kompleks shërbimesh.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor mbërritën në vendngjarje. Nën drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë veprimet hetimore intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të rastit dhe identifikimin e kapjen e autorëve të përfshirë në këtë ngjarje.