**Shpëtim Dobra emërohet drejtues i Bordit të Trepça Sh.A**
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka propozuar emërimin e Shpëtim Dobrës në postin e drejtuesit të ri të Bordit të Trepça Sh.A. Ky propozim u bë gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë, pas dorëheqjes së kryesuesit aktual.
Gjatë prezantimit të kandidaturës, Kurti theksoi rëndësinë e vazhdimësisë në punën e bordit. “Propozoj para jush Shpëtim Dobrën, me qëllim të garantimit të vazhdimësisë së funksionimit të Bordit të Trepça Sh.A,” deklaroi Kurti.
Pas votimit, vendimi për emërimin e Dobrës është miratuar nga anëtarët e Qeverisë.
