Alban Dragusha shkarkohet nga posti i trajnerit të Ferizajit.
Vendimi vjen pas një barazimi pa gola ndaj Ramiz Sadikut, rezultat ky që rezultoi fatal për trajnerin, veçanërisht pas një starti jo të mirë të ekipit në Ligën e Parë.
Dragusha i ishte bashkuar skuadrës në qershor të këtij viti, me pritshmërinë e lartë se do ta rikthente ekipin në Superligë.
Mbetet të shihet se kush do të jetë zëvendësuesi i tij në këtë post. /IndeksOnline/
