Pas përfundimit të eksperiencës në Big Brother, shumë ndjekës janë bërë kuriozë të dinë se si po vazhdon marrëdhënia e Klodit me partneren e tij jashtë shtëpisë.
Deri më tani, vetë Klodi nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për statusin e raportit të tij, duke lënë gjithçka në kuadër të spekulimeve, shkruan Indeksonline.
Megjithatë, diçka tjetër u vu re në rrjetet sociale.
Sipas vëzhgimeve në Instagram, Klodi dhe e dashura e tij vazhdojnë ende ta ndjekin njëri-tjetrin, çka për shumëkënd shihet si një sinjal se raporti mes tyre mund të mos jetë ndërprerë plotësisht.
Megjithatë, mungesa e postimeve të përbashkëta apo deklaratave publike lë ende vend për pikëpyetje mbi të ardhmen e çiftit.
Për momentin, gjithçka mbetet e paqartë dhe mbetet për t’u parë nëse ata do të konfirmojnë apo jo statusin e marrëdhënies së tyre në vijim./Indeksonline/


