Polemika në Kuvend: Sala Jashari përballet me Albulena Haxhiun për “qetësinë”

Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, polemizoi me Ushtruesen e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, në sallën plenare të Kuvendit.

Gjatë polemikave, në sallë ishin të pranishëm të rinj nga Kosova dhe diaspora.

“Si sillet një Ushtruese e Detyrës me një deputete të re? Më falni, tregojuani të rinjve se kur e kryejnë fakultetin, çfarë të ardhme kanë në Kosovë?”, deklaroi deputetja e re e PDK-së, Sala Jashari, në drejtim të U.D. Presidentes Haxhiu.

“Nuk ka ‘qetësi'”, i tha më tej Jashari Haxhiut, në atë që u interpretua si një përgjigje ndaj kërkesës së Haxhiut për qetësi.