Çmimi i naftës vazhdon të rritet: Një litër arrin në 1.80 euro në Kosovë

Çmimi i naftës në Kosovë ka shënuar një rritje të re, duke arritur në 1.80 euro për litër. Këtë çmim tavan e ka publikuar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) për datën 4 gusht, duke konfirmuar trendin e shtrenjtimit të derivateve.