Skandal në “Ferma Vip”: Konkurrentja ofendon rëndë Arbana Osmanin live

Një incident i pakëndshëm shënoi mbrëmjen e fundit të spektaklit “Ferma VIP”, kur konkurrentja Fabiola ofendoi rëndë moderatoren Arbana Osmani gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.

Ngjarja ndodhi menjëherë pas eliminimit të konkurrentit Adion, i cili humbi në televotim përballë Mozës, duke pasuar një sërë përplasjesh mes tyre gjatë qëndrimit në fermë.

Kur moderatorja i kërkoi të ruante qetësinë, Fabiola reagoi ashpër nga lidhja direkte, duke përdorur fjalë fyese dhe duke e quajtur moderatoren “kuçkë”.

Ky incident nxiti reagime të shumta në rrjetet sociale, ku u kritikua gjuha e përdorur dhe mungesa e etikës në një program me audiencë të gjerë.

Pamjet e incidentit po qarkullojnë gjerësisht në internet, duke rikthyer në vëmendje debatin mbi kufijtë e komunikimit në ekran dhe përgjegjësinë publike të personazheve televizive.

Më poshtë, një pjesë nga dialogu mes tyre:

**Arbana:** Goca!
**Fabiola:** Po, kuçkë, po dëgjojmë! Po, se është fjalë e tolerueshme!
**Arbana:** Ola, unë nuk mërzitem që më thua ti ashtu, sepse e kuptoj lëndimin tënd.
**Fabiola:** Nuk e kam nga largimi i Adit, e kam nga trajtimi i situatës.
**Arbana:** E ke nga lëndimi, e ke nga zemërimi.
**Fabiola:** Keni thënë që do bëni një format ndryshe, po ju s’keni bërë diçka ndryshe.
**Arbana:** Me thënë të drejtën, s’po na lë ti të bëjmë diçka ndryshe.

Në vijim, moderatorja iu drejtua Elezajt (Fabiolës) me fjalët:

“Ola, unë mendoj se ti mund të bësh shumë më tepër sesa kaq dhe më vjen keq, më ke trishtuar sonte!”