Skuadra e Mitrovicës në kategorinë e femrave ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen e play-offit të UEFA Champions League.

Klubi kosovar mposhti 10:0 kundërshtarin nga Moldavia, Zimbru Chisinau, shkruan Indeksonline

Golat për skuadrën mitrovicase i shënuan: Kryeziu (4), Gjegji, Mulliqi (3), Shala dhe Mahmuti.

Ndeshjen e ardhshme, skuadra kosovare e luan ndaj Ludogoretsit./Indeksonline/