Sllovenia kushtëzon rrugën evropiane të Serbisë, me detyrime historike dhe çështjen Marta Kos
Sllovenia i kërkon Serbisë të përmbushë detyrimet e saj që rrjedhin nga trashëgimia e ish-Jugosllavisë. Kjo përfshin dorëzimin e arkivave të shërbimeve sekrete jugosllave në Lubljanë, një çështje që lidhet edhe me akuzat e ngritura ndaj komisares evropiane për Zgjerimin, Marta Kos.
Ky insistim i Lubljanës, sipas mediave evropiane, është reflektuar edhe në deklaratën përfundimtare të samitit Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor. Aty u përfshi një thirrje drejtuar shteteve përkatëse për të përmbushur detyrimet e mbetura nga marrëveshja për çështjet e trashëgimisë, pas shpërbërjes së Jugosllavisë.
Edhe pse Serbia nuk përmendet drejtpërdrejt në dokument, diplomatët evropianë vlerësojnë se formulimi aktual është pasojë e presionit të Sllovenisë ndaj Beogradit.
Kryeministri slloven, Janez Janša, ka kërkuar vazhdimisht që Serbia t’i dorëzojë Lubljanës arkivat e shërbimeve të sigurisë, ushtarake dhe inteligjencës së ish-Jugosllavisë. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre dokumenteve vazhdon të mbahet në Beograd, ndërsa qasja në to mbetet e kufizuar, siç raporton klix.ba.
