Sonte ora do të ndryshojë. Në orën 3 të mëngjesit, akrepat do të shkojnë 60 minuta prapa dhe kështu (ora dimërore) do të qëndrojë deri më 28 mars 2027.
Ora ndryshohet të dielën e fundit të tetorit dhe të dielën e fundit të marsit. Ndryshimi i orës daton që prej vitit 1916, me qëllim kursimin e energjisë duke përfituar më shumë nga drita natyrale.
Thuhet se vitet e fundit ka pasur disa nisma për mbajtjen e një ore të vetme, pa e ndryshuar atë, por që nuk janë konkretizuar.
Ku tjetër ndryshon ora?
Në vitin 2019, Parlamenti Evropian votoi pro dhënies fund të ndryshimeve sezonale të orës, por institucionet e BE-së nuk kanë bërë përparim në zbatimin e këtij vendimi; madje, Komisioni Evropian ka deklaruar se nuk planifikon t’i paraqesë Parlamentit ndonjë propozim të ri lidhur me këtë çështje.
Për më tepër, Departamenti i Drejtësisë ka shprehur shqetësimin se, si pasojë e largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja, në ishullin e Irlandës mund të krijohen dy zona të ndryshme kohore.
