Finalja e Kupës së Shqipërisë: Egnatia synon revanshin ndaj Dinamos

Këtë të mërkurë, futbolli shqiptar do të shpallë fituesin e një prej trofeve më të rëndësishëm të sezonit 2023/2024.

Në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”, do të zhvillohet finalja e Kupës së Shqipërisë mes Egnatias dhe Dinamos. Këto dy skuadra jo vetëm që e kanë fituar këtë trofe në dy edicionet e fundit, por u përballën edhe në finalen e vitit të kaluar, ku Dinamo doli fituese.

Për skuadrën rrogozhinase, finalja e sotme është momenti ideal për të marrë revanshin dhe për të ngritur lart trofeun prestigjioz.

Për të mbërritur në këtë finale, Dinamo eliminoi në gjysmëfinale Vllazninë me rezultatin e përgjithshëm 2-1, pas një barazimi 1-1 në ndeshjen e parë në Tiranë dhe një fitoreje 1-0 në ndeshjen e kthimit në Shkodër.

Ndërsa Egnatia siguroi kualifikimin ndaj Elbasanit vetëm pas serisë së penalltive, pas një ekuilibri të madh dhe barazimi në të dyja ndeshjet.