Endrick mbërrin në Real Madrid javën e ardhshme, Mourinho në radar për stolin e ekipit të parë
Sulmuesi brazilian, Endrick, pritet të mbërrijë në Real Madrid javën e ardhshme për t’iu bashkuar stërvitjeve në qendrën “Valdebebas”. Talenti brazilian duket se do të jetë pjesë e klubit madrilen edhe sezonin e ardhshëm.
Sipas raportimeve të gazetarit Cahe Mota, Real Madridi ka pranuar kërkesën e lojtarit për t’u rikthyer më herët në Spanjë, me qëllim ruajtjen e formës fizike para nisjes së Kupës së Botës me Kombëtaren e Brazilit.
Endrick do t’i thotë lamtumirë Palmeiras-it javën e ardhshme dhe më pas do të udhëtojë drejt Madridit. Atje, ai do të stërvitet në qendrën sportive të klubit, “Valdebebas”. Fokusi kryesor i brazilianit do të jetë përgatitja optimale për aventurën me Kombëtaren e tij në Botëror.
Drejtuesit e Real Madridit, nga ana tjetër, kanë vendosur që Endrick të mbetet pjesë e skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm, duke e konsideruar një element kyç për projektin afatgjatë të klubit.
Ndërkohë, në një zhvillim tjetër, raportohet se Jose Mourinho mbetet favoriti kryesor për të marrë drejtimin e ekipit të parë të Real Madridit, në rast të një ndryshimi të trajnerit.
