Qytetarë të shumtë, pjesëtare të shoqëria civile, aktivistët e mjedisit do të dalin sot sërish në protestë kundër projektit të Zvërnecit, afër Vlorës.
Qytetarët një ditë më parë kanë vendosur një ultimatum prej 24 orësh ndaj kryeministrit Edi Rama që të tërhiqet nga projekti i Zvërnecit.
Sot aktivistët me gjasa më të shumtë në numër do të dalin sërish në shesh në orën 18:00.
Ndërkohë që gjatë një konferencë kryeministri Edi Rama i dha përgjigje protestuesve, teksa u shpreh se sa të jetë ai në pushtet investimi do të behët dhe se ai nuk do të tërhiqet.
“Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu. Unë jam i hapur të diskutoj me këto që ka pretendime. Nëse pretendimi është për pronën, falë ndërhyrjes së SPAK ka rrugën e vetë dhe mund të çojë në një zgjidhje ideale për faktin se ato para mund të shkojnë për të dëmshpërblyer pronarët, ndërkohë që të tjerët janë pronarë sot dhe janë pronarë bazuar në letrat e shtetit shqiptar”, tha Rama.
Punimet në zonën e mbrojtur me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare lidhen me planet e paralajmëruara më herët nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump, i cili në mars të vitit 2024 deklaroi se synon të ndërtojë hotele dhe qindra vila në zonën e Zvërnecit.
Zona ku kanë nisur punimet në Zvërnec konsiderohet ndër habitatet më të rëndësishme në Shqipëri për zogjtë e ujit dhe migratorët, përfshirë flamengot.
