Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka shfaqur emocione të forta gjatë njoftimit për largimin e tij nga detyra. Ai deklaroi se pas largimit nga ajo që e quajti “detyra më e madhe në vend”, do t’i kushtojë më shumë kohë “detyrës më të rëndësishme”. Lajmi bëhet i ditur nga BBC.

I emocionuar thellësisht dhe duke u përpjekur të përmbahej, Starmer shpjegoi se kjo “detyrë më e rëndësishme” konsiston në: “Të jem bashkëshorti më i mirë që mundem për bashkëshorten time të mrekullueshme, Vic (Victoria), e cila ka qenë një mbështetje e palëkundur pranë meje në kohë të mira dhe të këqija. Dhe të jem babai më i mirë që mundem për fëmijët e mi të mrekullueshëm, të cilët janë krenaria dhe gëzimi im.”

Pas përfundimit të fjalimit, ai përqafoi bashkëshorten e tij Victoria, përpara se të largohej nga konferenca për shtyp.