Stuttgart është skuadra e dytë finaliste e Kupës së Gjermanisë për sezonin 2025/26.
Në gjysmëfinale, Stuttgart e eliminoi skuadrën e Freiburgut, duke e mposhtur me rezultat 2-1, pas extra-time, shkruan IndeksOnline.
Koha e rregullt përfundoi me barazim 1-1. Freiburg kishte epërsinë nga pjesa e parë, me golin e Maximilian Eggestein, në minutën e 28-të.
Deniz Undav barazoi shifrat në minutën e 70-të, duke e derguar ndeshjen në vazhdime.
Pak para se ndeshja të shkonte në ekzekutimin e penalltive, doli në skenë Tiago Tomas, që shënoi golin e fitores për Stuttgartin.
Në finalen e madhe, Stuttgart do të përballet me Bayern Munich.
Finalja e Kupës së Gjermanisë zhvillohet me 23 maj, në Berlin./IndeksOnline/
OFICIAL:
El Stuttgart, actual campeón de Pokal, ELIMINA al Freiburg y se clasifica a la FINAL de Pokal (23 de mayo), donde se enfrentará al Bayern.
El Stuttgart ya se jugó un título con los de Kompany con la Supercopa que perdieron 1-2, a pesar del gol tardío del VfB. pic.twitter.com/aCW2YRTHjZ
— Andrés Weiss (@andresweiss_) April 23, 2026
