**Arrestohet në Gjakovë i dyshuari për sulm seksual ndaj të miturës, anëtar i ngushtë i familjes**

Një person është arrestuar në Gjakovë pasi dyshohet se ka kryer sulm seksual ndaj një vajze të mitur, e cila është anëtare e ngushtë e familjes së tij.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

Ajo bëri të ditur se i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar çështja penale për veprën “Sulm Seksual”.

“Më 7 prill, në Stacionin Policor në Gjakovë, janë paraqitur një nënë bashkë me vajzën e saj të mitur për të raportuar një rast të dyshuar sulmi seksual. Si i dyshuar është identifikuar një person i moshës madhore, anëtar i ngushtë i familjes”, deklaroi Krasniqi.

Rasti po hetohet nga organet kompetente.

(Burimi: IndeksOnline)